Ata janë një çift shumë simpatiktë cilët janë njohur së bashku rreth 7 vite më parë.
Bëhet fjalë për fotografin Olsi Beçi dhe Ariola Spahiu. Çifti janë njohur nga miq të përbashkët dhe përmes bisedave të gjata në facebook ku më pas filluan edhe takimet e tyre të dashurisë.
Sot ata janë të martuar dhe kanë një vajzë. Olsi Beçi dhe Ariola Spahiu ishin të ftuar në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.
?Unë e kam parë për herë të parë Arjolën në ?Facebook?. Një shoqja jonë e përbashkët e cila merret me modeling më thotë: Kam një shoqe në master që është fiks tipi jot. Do që ta prezantoj? Pse jo I thash unë. Nuk po bëheshim mbarë për tu takuar dhe I thash që t?më tregonte adresën e saj të ?Facebook?. Ajo më nisi fotografinë dhe më pëlqeu shumë kur e pashë. Pas disa ditësh u bëmë shokë dhe kështu nisi?, tha Beçi.
Ndërkohë Spahiu shtoi se në fillim ata flisnin gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale dhe më pas u takuan.
?Unë e njihja Olsi Beçin. Më bëri ftesë në ?Facebook?. Mikesha ime më kishte folur për të, por unë bëra pak rezistencë, nuk e pranova që në fillim. Në atë kohë qëndronim 24 orë në linjë dhe flisnim shumë me njëri-tjetrin. Kështu ndodhi derisa ne u takuam dhe u dashuruam. Periudha e flirtimit nuk zgjati shumë, rreth 2 muaj kaluan dhe u bëmë zyrtarisht të dashur. Ne ishim të dy fushave të ndryshme dhe njërëzit thonin se unë isha lidhur me një kameraman?, tha Spahiu